Këtë të mërkurë është zhvilluar ceremonia e Konstituimit të Këshillit të Bashkisë Peqin.

 

Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla në fjalën e tij është shprehur se këshilltarët e bashkisë duhet të kujdesen që të sjellin në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të institucioneve të tjera përkatëse hallin e çdo banori, propozimet e çdo lagje, fshati, komuniteti, sikletet e çdo sipërmarrësi të madh, apo të vogël.

 

Kryetari i ri Bashkisë Lorenc Tosku është i vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ai përfaqëson.

 

Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes partive politike, por i bashkuar në punët e rëndësishme ku patjetër unë gjej rastin të theksoj projektet e mëdha në infrastrukturë e bujqësi, por edhe vijimi i Rilindjes Urbane të qytetit të Peqinit.

 

Dua ta falenderoj Kryetarin në largim Saimir Hasalla për punën e tij në katër vitet e shkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *