E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Politikë

Konstituohet këshilli Bashkiak i Urës Vajgurore

Është bërë konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe është betuar kryebashkiakja Urës Vajgurore  Juliana Memaj, e cila ka marrë mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie.

 

Të pranishëm ishin antarë të rinj të zgjedhur të këshillit bashkiak, deputeti i PS z. Blendi klosi prefektja e qarkut berat valbona zylyftari si dhe zevendes ministri i Bredshem Hodaj.

 

Reklamë

Fillimisht  pas verifikimeve te mandateve per keshilltar ku ky keshill ka ne perberje 21 keshilltar 15 jane te ps dhe 6 nga partite e vogla . Me pas me anë të votave të 21 antarëve të rinj të këshillit bashkiak  u  zgjodhën kryetari  i  këshillit bashkiak z.Hysen Hoxha dhe nënkryetarja.

 

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetares , u zhvillua dhe ceremonia e betimit te kryetares se  bashkis Juliana Mema.

 

Në fjalën e saj ajo  u shpreh se e presin shume sfida gjatë këtij mandati 4 vjecar, por do punojë shumë për të përmbushur pritshmërit e qytetarëve të ures vajgurore.

 

Ceremonia për betimin e  kryebashkiakut  si dhe konstituimi i Këshillit Bashkiak u zhvillua e qetë dhe pa ndonjë incident.

Vazhdo të lexosh

Reklamë