E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Konsituohen KZAZ në rrethe

Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor jane konstituuar sot ne gjithë vendin, përveç Tiranës.  Procesi eshte kryer pa praninë e anëtareve te opozitës, e cila ka zgjedhur t’i bojkotoje ato. Këto ishin mbledhjet e para të komisioneve të nivelit të dytë, shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

 

Në mbledhjen e parë të KZAZ-ve moren pjesë anëtarët e propozuar nga PS dhe LSI, ndërkohë që ata të opozitës janë zëvendësuar me persona të emëruar kryesisht nga ana e KQZ-së, për shkak të bojkotit të opozitës.  Konstituimi i KZAZ-ve të qarkut Tiranë sipas vendimit të KQZ, do të behet me datë gjashtë prill.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë