E enjte, 5 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Konsensus për “SPAK”

Mazhoranca dhe opozita ia kane dale te kalojnë me konsensus pjese dërrmuese te një prej ligjeve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi; ligjit per strukturën e posaçme qe do te luftoje korrupsionin tek zyrtaret e larte. Nënkryetari demokrat i komisionit Oerd Bylykbashi, ka njoftuar se i gjithe ligji ka kaluar me kompromis e tashme ka mbetur pa u zgjidhur vetem çështja se kush do ta beje vetingun e prokuroreve dhe gjyqtareve te posaçëm. Ligji i njohur si ligji i “SPAK” eshte nje prej ligjeve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi e eshte hartuar nga amerikanet. Ai parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit anëtaret e se cilës do te trajnohen nga Shtetet e Bashkuara si dhe ngritjen e nje prokurorie e Gjykate te Posaçme vetëm per korrupsionin e zyrtareve te nivelit te larte.

Më shumë video

Reklamë