Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë, Kumbaro ndan historinë e veçantë me gazetarin e BBC: U surprizova

12 Dhjetor 21:13

Ditën e sotme u mbajt mbrëmja gala e Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove më të bukura promovuese për Shqipërinë Turistike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se ky konkurs ishte një ide që erdhi përgjatë dy viteve, gjatë mbledhjes së fotove që promovonin Shqipërinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kumbaro ndan për herë të parë shifrën: Shqipëria u vizitua nga 9.53 milionë turistë në 11 muaj

Gjatë konkursit, Kumbaro ndau një histori të veçantë. Ajo rrëfeu takimin që kishte pasur me gazetarin e BBC-së, i cili kishte qenë në Shqipëri për herë të parë në vitin 1985 dhe u rikthye në 2023-in.

Gazetari i “BBC” dhe “The Independent”, Simon kishte ardhur sërish në Shqipëri me qëllimin për të realizuar një reportazh dhe kishte kërkuar takim me ministren Kumbaro.

Kjo e fundit ndau me të pranishmit fotografitë e Shqipërisë së viteve ’85 të realizuara nga gazetari.

Kumbaro: Një gazetar i BBC erdhi në Tiranë për të vizituar Shqipërinë dhe për të bërë një reportazh. Ai kërkoi një intervistë me ministren e Turizmit. E veçanta e këtij gazetari ishte se nuk vinte për herë të parë në Shqipëri. Ai kishte ardhur në Shqipëri për herë të parë në vitin ‘85 dhe më pas në ’89. Kishte bërë disa fotografi në këto vite dhe i ndau me mua. Ishte surprizuese të shikoja Shqipërinë e rinisë time. Cila ishte Shqipëria turistike në ato vite? Ishte Shqipëria e thjeshtë dhe e vogël, me biçikleta dhe qerpiç. Unë i mora ato fotografi dhe i ndava me ju. Këto ishin fotografi të vërteta, aq saç janë të vërteta ato fotografi që kremtojmë sot. Është konkursi i parë që sollëm në Shqipërinë turistike të vitit 2023. Vendosëm që ky konkurs të jetë ndërkombëtar.

Ministrja shtoi se Shqipëria do të ruajë të sigurt pozicionin në top destinacionet për sa i përket turizmit.  Kujtojmë se katër ditë më parë, në Kongresin e Jashtëzakoshëm të PS-së, Kumbaro tha se Shqipëria deri në fund të muajit nëntor është vizituar nga 9.53 milionë turistë dhe synimi është që numri të arrijë në 10 milionë deri në fund të muajit dhjetor.

Kumbaro: Nuk ndihemi krenarë me 10 milionë turistë që presim brenda një viti, as me titujt bombastikë të medieve të huaja që e cilësojnë Shqipërinë “Maldivet e Evropës”. Ajo që është e rëndësishme është perceptimi i konsoliduar i vizitorëve të huaj të cilët ikin me një shije shumë të mirë nga Shqipëria. Merita është e të gjithë shqiptarëve dhe vizitorëve që e kanë prezantuar Shqipërinë pëmres fotografisë, videove, syve të tyre. Ka qenë marketingu më i mirë dhe më i bukur që mund t’i bëhej Shqipërisë. Ambasadorët më të mirë turistikë që Shqipëria mund të kishte. Ishte një gjetje shumë e mirë nga Agjencia Kombëtare e Turzimit e cila do ta vazhdojë këtë traditë për ta kthyer në një institucion të mirëfilltë./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.