E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Konkluzionet e ministerialit, 150 mln euro për Ballkanin

Në Durrës është zhvilluar takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me praninë e komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn. Vendet e rajonit konfirmuan angazhimin  për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Gjatë ministerialit u diskutua mbi hapat që do të bëjnë të mundur që samiti i ardhshëm i Parisit, të japë miratimin për projekte të reja të ndërlidhjes rajonale. Komisioneri  Johanes Hahn shprehu mbështetjen e BE-së për financimin deri në 150 milionë euro në samitin e Parisit për projektet në infrastrukturë dhe energjetikë, që do të vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Aprovimi do të varet nga cilësia e projekteve. Lidhur me krizën e refugjatëve, vendet e rajonit propozuan një axhendë gjithëpërfshirëse bashkëpunimi dhe një partneritet të zgjeruar BE-Ballkan Perëndimor mbi migracionin.

 

 

Vazhdo të lexosh