Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje të përkohshme për...

Tensionet SHBA–Vatikan/ Rubio takim me Papa Leon

Projektrezoluta e PE, Balla i përgjigjet Berishës: Shqipëria model...

Berisha: Në kulmin e krizës së naftës fermerëve iu...

“Shpërtheni duke qarë”, del letra e supozuar e vetëvrasjes...

Ministri Hoxha takim me Mark Rutte: Në situatën e...

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”, Korreshi kërkon...

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e...

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e shqiptarëve Bashkimi...

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”, Rama: Pas...

Konkluzionet e “Kongresit për Arsimin”/ Ministrja Kushi: Nevojë emergjente për të ruajtur gjuhën shqipe

13 Shtator 17:51

Ka përfunduar “Kongresi për Arsimin” i cili për 3 ditë me radhë vuri në qendër të vëmendjes çështjet më të rëndësishme të arsimit në vend.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sport Evis Kushi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare në mbyllje të sesioneve, vuri në fokus kryesor temën e nevojës emergjente për ruajtjen e gjuhës shqipe.

 

“Ajo ku dua të ndalem pak në mënyrë më të veçantë lidhet me një tjetër konkluzion që të gjithë bashkërisht duhet të dalim nga ky kongres, që lidhet me nevojën për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe. Që në seancën plenare e hodhi këtë temë diskutimi edhe kryeministri. Por që tashmë ne kemi kohë që e diskutojmë. Madje edhe iniciativat që kemi ndërmarrë kohët e fundit, qoftë abetarja e përbashkët unike me Kosovën, por po ashtu edhe unifikimi i kurrikulës, teksti i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, enciklopedia shqiptare. Që të gjithë këta janë hapa shumë të rëndësishëm që ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe. Por unë besoj që janë të pamjaftueshëm.” – theksoi ministrja Kushi.

 

Ajo nënvizoi se duhet të merren hapa konkrete në këtë drejtim dhe theksoi se ajo që solli ky kongres ishte një sensibilizim më i gjerë dhe më i fortë që çështja e gjuhës shqipe është një nevojë emergjente, ndoshta një alarm.

 

“Prandaj ne shumë shpejt duhet të organizojmë tryeza diskutimi ku të përfshijmë të gjithë aktorët dhe të kemi një strategji kombëtare për gjuhën shqipe”– tha znj. Kushi.

 

Ministrja ka ngritur disa pyetje të cilat mund të jenë temë diskutimi në ditët dhe javët në vijim, përpara një strategjie se ku duhet të shkojmë.

 

Pyetjet e ngritura nga ministrja Kushi ishin:

 

1- A duhen provime të veçanta në shkollën e mesme? Tashmë ne e kemi gjuhën shqipe si lëndë, dy orë në javë, por provimi i maturës është i përbashkët, gjuhë shqipe dhe letërsi. Mos ndoshta duhet ta kemi gjuhën shqipe provim të veçantë?
2- A duhet ta përfshijmë gjuhën shqipe në programet apo kurrikulat universitare?
3- A duhet në programin Bachelor, a duhet në programet e mësuesisë apo edhe në programet e tjera?
Janë pikëpyetje, dilema që ne duhet t’i diskutojmë. Dhe në tryezat në vijim të marrim një vendim.
4- A ka ardhur koha të hartojmë një test provimi sipas nivelit gjuhësor për gjuhën shqipe? Siç janë provimet për gjuhën angleze, franceze, për të gjitha gjuhët. Sot për gjuhën shqipe nuk ka një provim të tillë.

5- Mos ndoshta ka ardhur koha që ky provim sipas niveleve të jetë ndoshta dhe si kriter për punësim në administratën publike.

Ndërkohë disa hapa të tjerë mund të jenë më të shpejtë, program trajnimi kombëtar për të gjithë mësuesit e profileve të ndryshme në lidhje me zhvillimin e kompetencës gjuhësore sipas grupmoshave të nxënësve. Gjithashtu mund të zhvillojmë aktivitete si konkurse për gjuhën shqipe për të folurën në publik në shkolla dhe universitete.

6- Mund të rishikojmë ndoshta edhe kurrikulën. A janë të mjaftueshme ato dy orë të gjuhës shqipe në shkollën e mesme apo duhet të shtohet edhe një orë tjetër.

 

Znj. Kushi theksoi se ky duhet të jetë konkluzioni primar i këtij kongresi, edhe pse ky kongres pati shumë konkluzione të tjera të cilat unë dhe të gjithë së bashku i kemi ndjekur me vëmendje gjatë këtyre tre ditëve.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
kongresi i arsimit konkluzionet ministrja kushi

Nga e njëjta kategori

Projektrezoluta e PE, Balla i përgjigjet Berishës: Shqipëria model për respektimin e minoriteteve

më shumë...

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Hetimet vazhdojnë, personat përgjegjës janë arrestuar

më shumë...

Drejtori Hita prezanton ndryshimet e reja: Si do informohen qytetarët për ngjarjet e rënda kriminale

më shumë...

Berisha: Në kulmin e krizës së naftës fermerëve iu është hequr subvencionimi, po bëni politikë anti-shqiptare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:05

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje të...

1:55

Tensionet SHBA–Vatikan/ Rubio takim me Papa Leon

1:51

Projektrezoluta e PE, Balla i përgjigjet Berishës:...

1:47

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

1:42

Drejtori Hita prezanton ndryshimet e reja: Si...

1:30

Berisha: Në kulmin e krizës së naftës...

1:22

E rëndë, 19-vjeçarja shqiptare lind foshnjë në...

1:02

“Shpërtheni duke qarë”, del letra e supozuar...

12:41

Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta...

12:31

Ministri Hoxha takim me Mark Rutte: Në...

12:18

Shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe...

11:41

56 studentë të Akademia e Sigurisë në...

11:36

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”,...

11:27

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë...

11:22

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e...

11:16

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”,...

11:10

Kongresi Botëror i Ligjit zgjodhi Tiranën, Rama:...

10:58

PSG në finale, Rama batuta me ministrin...

10:43

Shqipëria mikpret Kongresin Botëror të Ligjit, Presidenti...

10:38

“E keni bërë të udhës të përjashtoni...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren në...
  • Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekono...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.