Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

 

Mbledhja do të mbahet të hënën e 20 janarit në orën 11:00, ku pritet që në rend dite të jenë tre pika kryesore.

 

“Në një njoftim për media është bërë e ditur se të hënën në rend dite janë tri pika:

Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.”

 

Ndërkohë nga ana tjetër liderët e të dy partive, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë takuar 8 herë me synimin për të përmbyllur një marrëveshje për koalicion, mirëpo të gjitha takimet kanë rezultuar të pasuksesshme.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *