E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Konjufca: PAN nuk ka numrat për formimin e qeverisë

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca tha sot se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë e as për ta votuar kryetarin e Kuvendit, por sipas tij do të sigurohen ata nëse ndonjë deputet i bashkohet këtij koalicioni.

 

Konjufca pas regjistrimit si deputet tha se Vetëvendosje nuk është që në mënyrë të paarsyeshme të bllokojë çfarëdo procesi  por për ta është me rëndësi kush është emri që do të propozohet për kryetar të Kuvendit.

 

Ai përsëriti vendimin zyrtar të VV-së se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Vazhdo të lexosh