Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në...

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen...

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët që përfitojnë...

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet të çarmatoset

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA dhe Irani...

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën në Hormuz!

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga...

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e...

Konjufca: Nëse Serbia nuk ndëshkohet, do ta përsërisë sulmin në Banjskë

9 Korrik 11:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia mund ta përsërisë “agresionin terrorist” në Kosovë, nëse nuk ndëshkohet për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, edhe pse ajo e mohoi.

“Si një nga shtetet që nuk e ka mbështetur sanksionimin e Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë dhe vazhdon të kultivojë bashkëpunim ushtarak me Rusinë, Serbia duhet të shihet si rrezik jo vetëm në Kosovë, por për krejt paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Konjufca.

Konjufca, edhe në fillim të këtij muaji, ka thënë se në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim eventual në Kosovë.

Ai i bëri komentet e fundit në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, të martën në Prishtinë.

Nussbaumer tha se Zvicra është mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës.

Ai tha se vendi i tij është i shqetësuar për tensionet në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe – dhe i bëri thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’i adresojnë ato dhe ta parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe.

Radoiçiq besohet se është i lirë në Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar dorëzimin e tij si kusht për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë me Serbinë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka pranuar këtë kusht.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë në fund të muajit të kaluar se Serbia ka premtuar se Radoiçiq do të përballet me ligjin në lidhje me ngjarjet në Banjskë.

Departamentit amerikan i Shtetit ka thënë në një prononcim të mëhershëm për REL-in se Radoiçiq është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës./rel

Posted Under:
Anash Kosova Rajoni
Tagged:
banjske kosove Serbi sulm

Nga e njëjta kategori

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në Pekin

më shumë...

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e Kupës së Turqisë

më shumë...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

më shumë...

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:30

6 teknika se si të tërhiqni kanarinat...

10:10

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

10:06

Lufta në Iran lë në hije samitin...

9:49

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në...

9:47

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me...

9:41

Frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat...

9:34

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:21

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

8:56

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”,...

8:26

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve...

8:07

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët...

8:05

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet...

7:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA...

7:36

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën...

6:50

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk,...

6:29

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për...

6:05

Moti i keq godet Turqinë, lëndohen 12...

6:03

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin...

5:56

India rrit më shumë se dyfishi tarifat...

5:47

Kërkesat territoriale të Rusisë, Trump: Nuk ka...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikol...
  • Tre katet e fundit të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati...
  • Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar ulje me disa cent...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.