E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kosova

Konjufca akuza qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka akuzuar “Kanin Pronto” se po kontrollon drejtësinë në Kosovë. Deklaratat e zyrtarit të Vetëvendosjes, janë bërë gjatë seancës së sotme në kuvend. Konjufca tha se qeveria dhe klani “Pronto”, pjesë e të cilit është Adem Grabovci dhe Hashim Thaçi, po përdorin institucionet e drejtësisë për të burgosur aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët mbahen nën aktakuzën për terrorizëm. Në gusht të këtij viti, policia e Kosovës arrestoi gjashtë pjesëtare të Vetëvendosjes, pasi dyshoheshin për vepra terorriste gjatë sulmit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë