E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Koni rektor i Universitetit të Tiranës

Ka përfunduar procesi i zgjedhjes se rektorit ne Universitetin e Tiranës. Pavarësisht tensioneve qe shoqëroi këtë proces para votimit, Mynyr Koni është zyrtarisht fitues. Nga procesi i votimit rezultoi se ai ka marre 460 vota, kundrejt 243 qe mori kandidatja tjetër Klodeta Dibra. Kane mbetur ende pa u numëruar edhe votat e studenteve, por ato vështirë se mund te përmbysin rezultatin. Ndërkaq ka përfunduar numri i votave edhe ne Korçe ku fitues ka dale Ali Jashri. Ndërsa ne Vlore, rektor do te jete Roland Zisi. Procesi i numerimit po vijon normalisht edhe ne universitet e tjera. Dita e nesërme do te zyrtarizoje se kush do te jene emrat e rinj qe do te drejtojnë institucionet e arsimit te larte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë