Subscribe

Thellohen debatet ne Universitetin e Tiranës. Pas konfliktit me ministren e arsimit per zëvendësimin e anëtareve te bordit te administrimit, përplasjet vijojnë edhe mes rektorit Mynyr Koni dhe dekanit te ekonomisë Dhori Kule. Kreu i Fakultetit te Ekonomisë ben përgjegjës rektorin Koni per situatën e krijuar.

 

Sipas Dhori Kules rektori ne shkelje te plote me ligjin i ka kërkuar ministres Mirela Karabina zëvendësimin e anëtareve te bordit te administrimit.

 

Po ne shkelje me ligjin shprehet dekani, kreu i universitetit ka shkarkuar kancelarin per mosmarrëveshje ne disa tendera.

 

Per rektorin Mynyr Koni ndërhyrja e tij është e ligjshme pasi bordi i administrimit prej muajsh nuk ka zgjedhur kancelarin e ri, ndërsa ai aktuali u shkarkua per  shkelje dhe refuzim te kryerjes se auditit te brendshëm.

 

Ky debat ndodh ne prag te shpalljes se kandidateve fitues ne universitete. Dekani Dhori Kule nuk përjashton problemet dhe kaosin qe mund te ndodhe edhe ketë vit me pranimet. Kjo per shkak te mosmiratimit te rregullores nga senati i Universitetit te Tiranës dhe per kete ben përgjegjës rektorin Koni dhe anëtare te senatit, qe njëherësh janë dhe deputete te opozitës se re.

 

Rektori Mynyr Koni nuk ka pranuar te komentoje mosmiratimin e rregullores per mbarëvajtjen e procesit te pranimeve.

 

Sipas tij, situata ne administrate nuk do te ndikoje ne procesin e pranimeve  te studenteve te rinj.

 

Pavarësisht debateve mes drejtuesve te shkollave te larta, mijëra kandidate dhe prindër presin përgjegjshmëri dhe transparence nga shkollat e larta ne procesin e pranimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *