Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të dhomës së përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Edhe pas 6 raundesh votimi, republikanët dhe demokratët nuk arritën të përcaktojnë udhëheqësin e Kongresit.

 

Kevin Mekarti i preferuari i Republikanëve dështoi të siguronte 218 vota. Ai kundërshtohet nga 20 anëtarë të partisë së tij, ndërsa ka deklaruar se nuk do tërhiqet nga gara.

 

Zgjedhja e kryetarit të ri të dhomës së përfaqësuesve është një moment kyç, pasi pa u vendosur ai, nuk mund të betohen anëtarët e rinj të dhomës, të formohen komitetet, apo të diskutohen ligjet.

 

Për zgjedhjen e kryetarit të ri duhen 218 vota nga 435 ligjvënës sa ka dhoma e përfaqësuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *