Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në panelin rajoni, Evropa dhe siguria gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste.

 

Në fjalën e tij Peleshi vuri në dukje kërcënimet e sigurisë në Evropë si pasojë e ngjarjeve të fundit si dhe domosdoshmërinë që FA duhet të jenë të afta për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.

 

Në këtë kuadër, ministri Peleshi solli në vëmendje procesin e reformimit dhe modernizimit të FA shqiptare, i cili do të konsolidojë aftësitë reaguese dhe ndërveprueshmërinë me forcat aleate.

 

Më tej, ai njoftoi për herë të parë nisjen e procesit të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste të FA.

 

Gjithashtu, zoti Peleshi foli edhe për ristrukturimin e Akademisë së FA sipas modelit të West Point dhe rëndësinë e veçantë që po i kushtohet mbrojtjes kibernetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *