E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kongresi amerikan miraton paketën e ndihmës për Ukrainën

Kongresi Amerikan miratoi përfundimisht dje të martën një paketë gjigante ndihme të mëtejshme ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, pas shumë muajsh diskutimesh jashtëzakonisht të tensionuara.

Paketa e financimit, e cila përfshin gjithashtu fonde për Izraelin, për Tajvanin, si dhe një ultimatum për platformën TikTok, u miratua me një shumicë jashtëzakonisht të gjerë nga Senati. Paketa ishte miratuar tashmë të shtunën e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Presidenti Joe Biden njoftoi menjëherë se do ta ratifikonte atë më vonë sot. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë