Konflikti që solli tragjedinë në Kinë, pasagjerja sherr me shoferin/VIDEO

Pamjet e kamerave të sigurisë nga një autobus i cili u rrëzua në një lumë në Kinë, kanë zbuluar se shoferi ishte përplasur fizikisht me një nga pasagjerët para se të ndodhte aksidenti.
Autobusi u zhyt 50 metra larg urës në lumin Yangtze në Chongqing të dielën. Nga aksidenti humbën jetën të paktën 13 persona, ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur.
Raportet e hershme thanë se autobusi kishte dalë nga rruga për të shmangur një makinë që po afrohej.
Por pamjet e reja tregojnë se shoferi ishte goditur nga një grua dhe shoferi ia kishte kthyer po me goditje.
Autobusi, duke udhëtuar me shpejtësi, pastaj kthehet në korsinë e kundërt dhe shkatërron pengesat e sigurisë, para se pamjet të shkëputen.
Policia tha se përplasja fizike mes tyre ishte shkaku i rrëzimit të autobusit, raporton gazeta shtetërore China Daily.
Policia tha se pasagjerja, e identifikuar si një grua 48-vjeçare me mbiemrin Liu, ishte e zemëruar që autobusi kishte humbur stacionin e saj ku do të ndalonte.
Ata thanë se ajo e goditi shoferin, të quajtur Ran, me telefonin e saj celular kur ai refuzoi të ndalet për ta zbritur jashtë.




