E martë, 20 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Konflikti në Lindjen e Mesme, Çuko: Shqipëria duhet të mësojë nga kjo luftë, ja çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë

Ish-ushtaraku Arben Çuko, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, bëri një analizë të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria.

Ai tha se në këtë moment qeveria shqiptare dhe shoqëria duhet të mësojnë dhe të nxitojnë të marrin masa ekonomike, por edhe ushtarake.

Reklamë

Sipas tij, është e nevojshme që Shqipëria politikisht, në çdo moment, të jetë në krah të SHBA-ve e më pas të rrisë masat mbrojtëse ajrore. Ndërkohë, shoqëria dhe rinia shqiptare duhet të kuptojnë që ajo që vjen më pas do të jetë edhe më e keqe.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Edhe 4 javë nuk janë pak, kush fiton pas 4 javësh?

Çuko: Atë do ta shohim. E gjithë kjo analizë që bëhet këtu në media, ky emision, kjo temë, nuk është analizë për analizë. Kjo është një analizë e këtij konflikti duke pasur parasysh pasojat dhe mësimet që do të nxjerrim ne shqiptarët, shteti ynë dhe qeveria jonë. Ne kemi dy drejtime kryesore. Së pari, pozicioni ynë si Shqipëri është pazgjidhshmërisht me SHBA. Cilido qoftë skenari, vendi duhet të jetë me SHBA. Së dyti, shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar, nga ana ekonomike, duhet të marrin masa për pasojat që do të sjellë ky konflikt. Nga ana ushtarake apo aspekti i sigurisë, rinia shqiptare duhet të bindet dhe të marrë parasysh që kjo situatë dhe ky ndryshim i madh i rendit botëror do t’i çojë gjërat më keq, jo për mirë. Qeveria shqiptare duhet të rrisë kapacitetet tona mbrojtëse. Macron tha një fjalë dje: “Liria mbahet duke qenë i frikshëm, e që të jesh i frikshëm duhet të jesh i fuqishëm.” Është aksiomë që fuqia është baza e marrëdhënieve të tjera. Ne duhet të rrisim fuqinë tonë; menjëherë duhet të krijojmë kapacitetet tona kundërajrore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë