Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samit e “Ballkanit Të Hapur”, që po mbahet sot në Ohër, u shpreh se nuk duhet të mbetemi me sytë nga e shkuara, por të shikohet dhe të ecet para.

 

Rama tha se “Ballkani i Hapur” është i njerëzve dhe i shërben popullit, ndërsa shtoi se konfliktet zgjidhen duke qenë të bashkuar.

 

Më tej kreu i qeverisë shqiptare tha se nëse nuk do te ishte Ballkani i Hapur, pasojat e luftës do te ndiheshin më shumë në vend e rajon, duke kujtuar këtu importin e grurit nga Serbia.

 

“Kemi luksin të qëndrojmë me kurriz ndaj njëri-tjetrit? Unë nuk besoj”, tha Rama.

 

“Por përtej gjithë miqve dhe partnerëve, shumë të rëndësishëm për ne, Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër do marrin në duar fatet e vendeve tona.

Kur filluan zëra të dëshiruar për ta importuar konfliktin nga Ukraina në Ballkan, përmes një retorike që është e pështirë. E dimë shumë mirë, nuk kemi pritur luftën për të ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë, që mes tyre ka një histori, nuk kemi pritur luftën për t’u informuar se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt.

Sot jemi këtu pikërisht sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura por të bindur se ato mund të zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi dhe kuptojmë sa të rëndësishëm jemi për njëri tjetrin.” tha Rama gjatë fjalës së tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *