Presidenti ukrainas Petro Poroshenko i ka kërkuar NATO-s që të dërgojë anije në Detin e Azov pas konfrontimit detar me Rusinë jashtë Krimesë.

 

Ai i tha gazetës gjermane Bild se shpresonte që anijet të zhvendosen “për të ndihmuar Ukrainën dhe për të ofruar siguri”.

 

Të dielën, Rusia hapi zjarr mbi tre anije të Ukrainës dhe konfiskoi ekuipazhet e tyre në ngushticën e Kerçit midis Detit të Zi dhe Detit të Azov.

 

BBC thotë NATO ka shprehur “mbështetje të plotë” për Ukrainën, ndonëse nuk është shtet anëtar.

 

Mes përkeqësimit të marrëdhënieve të mërkurën, Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi homologun Poroshenko për krijimin e “provokimit” detar për të rritur vlerësimet e tij përpara zgjedhjeve të vitit 2019./BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *