Një ditë pasi vendosi zgjatjen për herë të katërt të afatit për kërkimet në Mesdheun Lindor, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të jetë i paanshëm në trajtimin e mosmarrëveshjes me Greqinë.

 

Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel te cilit i ka komunikuar se qëndrimi i Brukselit në këtë çështje, është një provë e sinqeritetit.

 

 

“Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së duhet të jenë ‘të drejtë, të paanshëm dhe objektivë dhe të sillen me përgjegjësi për çështjet rajonale, veçanërisht në Mesdheun Lindor”, thuhet në njoftimin për shtyp.

 

 

Presidenti i Këshillit Europian Michel, i ka kërkuar presidentit turk angazhimin për uljen e tensioneve dhe të heqë dorë nga veprimet që mund të shkaktojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të tyre në Mesdheun Lindor.

 

Michel gjithashtu ka propozuar një konferencë shumëpalëshe me pjesëmarrjen e Ankarasë në kuadër të konfliktit me Athinën. Turqia ndërkohë po zhvillon një stërvitje ushtarake në veri të Qipros, stërvitje e cila ka nisur në mesin e tensioneve që ka përfshirë dy vendet.

 

Nga  ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me kryeministrin Grek për çështjen e Mesdheut Lindor, para samitit të Këshillit Europian më 24 dhe 25 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *