Një konflikt me armë zjarri u regjistrua pasditen e kësaj të premteje në fshatin Manati në Lezhë.

 

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Xhulio Vokrri u përfshi në një sherr për motive të dobëta me një 25-vjeçar, Paulo Bushi.

 

Konflikti mes tyre degradoi në përdorimin e armës dhe i riu mori një plumb në këmbë.

 

I plagosuri u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori po kërkohet nga policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *