E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Konflikt në lokalin e natës, plagoset 21-vjeçari në Shkodër

Policia ka zbardhur dinamiken e ngjarjes ku mbeti i plagosur rende nje i ri ne Shkodër. 21-vjeçari Edmir Nilaj nga fshati Vukel i Malësisë se Madhe u qellua me nje plumb pistolete ne koke ne fshatin Beltoje pranë Shkodrës.

 

Konflikti ka lindur ne nje lokal nate ku Nilaj qe shoqërohej nga disa shoke te tij, ka debatuar ashpër me nje grup te rinjsh qe ndodheshin ne tavolinën ngjitur, pasi i kishte humbur celulari. Konflikti është zhvendosur ne ambientet e jashtme te lokalit, ku është përfshire edhe punonjësi i sigurisë Admir Dekovi.

 

Reklamë

Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me pistolete ne drejtim te 21-vjeçarit, duke e lëne atë te plagosur. Nilaj është transportuar me urgjence ne spital dhe sipas mjekeve, vazhdon te jete ne gjendje kritike për jetën. Ndërkohe forcat e policisë jane vene ne kërkim te te dyshuarit, si autor i plagosjes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë