E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Konflikt në Durrës, plagoset me armë 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë pas një sherri mbrëmjen e të dielës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në Durrës.

Pas një konflikti për motive të dobëta, H. Ll. ka qëlluar në këmbë I. S.

26-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Policia vijon hetimet për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë