E hënë, 2 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Plagoset me thikë nxënësi në Mat, adoleshentët u konfliktuan në oborrin e shkollës, ndalohet autori

Një konflikt mes dy gjimnazistëve të shkollës së Mesme të Bashkuar “Gjergj Kastrioti” në Baz të Matit ka përfunduar në përdorimin e thikës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 10 e 30 minuta teksa dy adoleshentet kanë qenë në oborrin e shkollës. Sipas policisë, konflikti ka qenë i çastit dhe nuk ka patur përplasje të mëparshme mes dy nxënësve.

Policia bën me dije se 18-vjeçari, Donald Lepuri maturant në këtë shkollë ka goditur me thikë 17-vjeçarin Alban Gjonaj. Ky i fundit është dëerguar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit ku ka marrë ndihmën e parë. Ndërkohë, për shkak të plagëve në bark dhe në shpatull, 17 vjeçari është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se konflikti ka ndodhur per motive krejt të dobëta. Edhe pse nxënës të tjerë kanë ndërhyrë nuk kanë mundur të ndalojneë konfliktin.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ka bërë ndalimin e autorit i cili ka dhënë edhe versionin e tij të ngjarjes. Ndërkohë, grupi hetimor ka marrë në pyetje gjimnazistë të tjerë dhe drejtues të shkollës për të hedhur më shumë dritë mbi konfliktin ku mbeti i plagoosur 17 vjeçari./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë