E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Kronikë

Konflikt i armatosur në Vorë, 3 të arrestuar

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vorës, pasi kanë qëlluar me armë gjatë një konflikti me njëri-tjetrin.

 

Të arrestuarit janë 28-vjeçari L. B., 29-vjeçari A. E. dhe 32-vjeçari G. Sh, të tre banues në Vorë.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, ata i kanë zënë pritë tre personave të tjerë, duke i goditur me sende të forta në rrugën “Rinia”.

 

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike.

 

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë