Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 February 2026
Vizion fokus

Operacion antidroge në Elbasan, arrestohen 3 persona! Sekuestrohen armë...

Stuhi ere në Korçë, përmbyset kamioni në rrugë

Begaj uron Haxhiun pas zgjedhjes si kryetare e Kuvendit:...

Këshilli i Ministrave bën disa ndryshime! Rritje pagash, ndryshime...

VIDEO/ Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Librazhd-Elbasan,...

Orban kundër planit të BE për Ukrainën

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt...

Shënjestër e një atentati? Presidenti i Kolumbisë zbulon ngjarjen...

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva...

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit...

Konfiskohen mjete shpërthyese në veri të Kosovës, arrestohet një person i dyshuar

17 Janar 22:17

Policia e Kosovës njoftoi të premten vonë se e ka arrestuar një burrë dhe ka konfiskuar mjete shpërthyese, municion dhe mjete të tjera të dyshimta në veri të vendit.

Ajo tha se kreu një kontroll në Mitrovicën e Veriut, pasi mori informatë për mjete të dyshimta në një lokacion në këtë qytet.

“Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellës të saj”, tha ajo.

Policia tha se ka gjetur dhe konfiskuar katër granata dore të llojit M79, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera të dyshimta.

Për këtë rast, Policia e ka arrestuar një burrë 37-vjeçar, për të cilin gjykata ka urdhëruar 48 orë paraburgim.

“Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B ) viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje”, tha policia.

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar armatim dhe municion në veri në disa raste në vitet e fundit.

Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe  është përballur me tensione të vazhdueshme këto vite dhe ka qenë vatër e disa sulmeve.

Në shtator 2023, një grup i armatosur serbësh e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë një oficer policie. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e cilëson Serbinë si përgjegjëse për këtë sulm, por Beogradi mohon.

Në nëntor të vitit të kaluar ndodhën dy sulme me granata nga persona të panjohur ndaj komunës së Zveçanit dhe një stacioni policor atje, të cilat shkaktuan dëme.

Në fund të atij muaji, ndodhi një shpërthim ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në një fshat të Zubin Potokut, duke i shkaktuar dëme kanalit jetik të vendit. Edhe për këtë sulm, Kosova e fajësoi Serbinë, e cila i mohoi akuzat.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Komuna në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan– udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe bojkotuan zgjedhjet lokale të mbajtura më 2023. /rel/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
konfiskohen Mjete Shpërthyese Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, analisti: Lajm i mirë, por zgjedhja e Presidentit mbetet sfidë

më shumë...

VIDEO/ Surprizon këngëtarja në Living Day: Jam në pritje të ëmbël për herë të dytë!

më shumë...

LVV letër Osmanit, propozon Albin Kurtin si mandatar për krijimin e qeverisë së re

më shumë...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani: Ritheksoj nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

8:32

Operacion antidroge në Elbasan, arrestohen 3 persona!...

8:20

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, analisti: Lajm...

8:15

Simptomat që tregojnë se depresioni po ju...

7:56

VIDEO/ Surprizon këngëtarja në Living Day: Jam...

7:47

LVV letër Osmanit, propozon Albin Kurtin si...

7:34

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani:...

7:29

Stuhi ere në Korçë, përmbyset kamioni në...

7:11

Begaj uron Haxhiun pas zgjedhjes si kryetare...

6:48

Qeveria miraton indeksimin e pagave për zjarrfikësit

6:44

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen...

6:27

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të...

6:18

Këshilli i Ministrave bën disa ndryshime! Rritje...

6:10

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, formohet...

6:07

VIDEO/ Makinat përplasen kokë më kokë në...

5:47

Orban kundër planit të BE për Ukrainën

5:47

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua...

5:38

Shënjestër e një atentati? Presidenti i Kolumbisë...

5:31

Dy ose tre filxhanë kafeje ose çaji...

5:21

“U zumë për një vajzë”, përplasje me...

5:00

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak...

Më të klikuarat

  • “O kusho hajde se më vranë”, Henrik Hoxhaj zbardh atentatin...
  • Këshilli i Ministrave bën disa ndryshime! Rritje pagash, ndr...
  • “U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza...
  • Tayna përfshiu refrenin e këngës ikonike “Vajzat e fshatit t...
  • Stuhi ere në Korçë, përmbyset kamioni në rrugë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.