Prokuroria për Krimet e Rënda konfiskoi 850 mijë euro në llogaritë bankare të Rovena Kalemit dhe shtetasit, Bledar Coraj. Shuma e parave kishte kaluar në llogaritë e tyre nga shtetasi belg, Eric Nyssens, me profesion infermier në Bruksel. Nga hetimi rezultoi se Kalemi dhe Coraj nuk justifikojnë burimin e parave dhe se shumat vijnë nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit. Krimet e Rënda nisën hetimet pas sinjalizimit të marrë nga Prokuroria e Durrësit, se në llogaritë e dy shtetasve shqiptarë, Kalemi dhe Coraj gjatë vitit 2014 ishin kryer disa transferta që tejkalonin 1 milionë eurot. Në momentin e vendosjes së sekuestros, rezultoi se shtetasja Kalemi ka tërhequr rreth 300 mijë euro dhe në llogaritë e saj gjendeshin rreth 850 mijë euro, të cilat u bllokuan. Pas vendosjes së sekuestros dhe mungesës së shpjegimit të burimit të ligjshëm të këtyre parave, Prokuroria e Durrësit e kaloi për kompetencë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *