Altin Goxhaj kreu i partisë “Aleanca Konservatore për Shqipërinë” ka shpalosur në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, programin e forcës politike që ai drejton.
Goxhaj tha që një nga pikat më të forta të programit është konfiskimi i pasurisë së atyre politikanëve që kanë punuar kundër interesave të vendit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: I jep kjo zë grupeve kriminale?
Goxhaj: A është e vërtetë që sot në Shqiëpri paraja që qarkullon nga bandat kriminale është më e madhja në historinë e Shqipërisë. Ne vijojmë flasim kundër korrupsionit dhe bëhemi përherë më keq. Në programin tonë ne kërkojmë ngritjen e një Gjykata Speciale, që të jetë gjykata kundër krimeve ndaj shqiptarëve. Duhet një gjykatë vetëm për këtë temë. Çdo politika që ka abuzuar me këtë vend të jetë pjesë e hetimit penal dhe ti kthehet popullit shqiptar, pasi këta i kanë shërbyer armikut. Ne besojmë që pouna e parë që do të bëjë Goxhaj do të ishte Komisioni Hetimor për agjendën e Soros kundër shpopullimit të Shqipërisë.