E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Konfiskim pasurive të Dash Gjokës

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar konfiskimin e 9 pasurive të paluajtshme të Dashamir Gjokës, pronar i kompleksit “Gjoka”, në Shijak. Në listën e objekteve përfshihen komplekse tregtare, godina multifunksionale, tokë truall, tokë arë, si edhe një shoqëri tregtare, te gjitha të regjistruara në emrin e tij dhe familjarëve.
Prokuroria pretendon se pasuritë e Gjokës janë ngritur me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në trafikun e drogës në Itali dhe shfrytëzimi i prostitucionit gjatë viteve 2002 – 2003. Pak ditë më parë, Prokuroria e Durrësit ngriti akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Gjatë hetimit, i pandehuri pretendoi se pasurinë e kishte vene me leke te marra borxh, por dokumentet e sjella prej tij, ishin jo ligjore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë