E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Konfirmohet vdekja e dy motrave binjake në Greqi

Tragjedia e Atikës konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, të cilat rezultojnë të jenë mes viktimave të zjarrit masiv. Ndonëse prindërit e 9-vjeçareve, Sophia dhe Vasiliki Filippopoulou, kishin shpresa se ato ende ishin gjallë, fatkeqësisht rezultoi e kundërta.

 

Siç raportojnë mediat greke vogëlushet janë gjetur të djegura në krahët e dy gjyshërve të tyre në Matin, fshati tashmë fantazmë. Lajmi është konfirmuar nga hetuesi privat i familjes, Yorgos Tsoukalis. Ndërkohë ‘Zougla.gr’ shkruan se ka qenë një mik i familjes ai që ka bërë publik lajmin e hidhur, në një postim në rrjetet sociale.

 

Reklamë

Rasti i binjakeve mori vëmendje edhe të mediave britanike dhe jo vetëm, pasi familjarët hodhën hipotezën se ato mund të ishin rrëmbyer gjatë kohës që ra zjarri.

 

Ndërkohë të premten dy prindërit janë njoftuar nga autoritetet që t’i nënshtroheshin një testi të ADN-së, dhe pas disa orëve ankthi, lajmi i kobshëm erdhi; vajzat ishin djegur gjatë zjarrit apokaliptik të 23 korrikut, në krahët e gjyshes dhe gjyshit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë