Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se takimi mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin do të zhvillohet  të hënën në Helsinksi siç është planifikuar.

 

Konfirmimi i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders vjen pas akuzave te SHBA për 12 oficerë të inteligjencës ruse se kanë ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe dyshimeve se  për këtë arsye takimi do të anulohet.

 

Takimi mes Trump dhe Putin do të vazhdojë siç është planifikuar, pavarësisht nga tensioni lidhur me ndërhyrjet e pretenduara të Moskës në zgjedhje. Njoftimi se rusët ishin akuzuar për sulme ndaj zyrtarëve demokratë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 nxitën një luftë të ndezur midis Uashingtonit dhe Moskës.

 

Por Ministria e jashtme e Rusisë  ka hedhur poshtë pretendimet, duke i quajtur një skemë të konspiracionit me synim dëmtimin e atmosferës përpara takimit të së hënës.

 

Një Juri e Madhe federale ngriti të premten akuza ndaj 12 oficerëve të shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit, për ndërhyrje në  vitin 2016-n në rrjetin kompjuterik të kandidates demokrate për presidente të SHBA-së Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike.

 

Lajmi u njoftua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Aktakuza, hartuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, bëhet publik tre ditë para takimit të Trump me Presidentin rus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *