E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Konfirmohet në detyre prokurorja që kandidon edhe për SPAK

Prokurorja Elida Kaçkini rikonfirmohet në detyrë nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit.

 

Kaçkini kaloi provën e vettingun dhe tashmë aspiron të jetë anëtarë e e SPAK pasi është përzgjedhur në listën e 15 kandidateve nga të cilët do të përzgjidhen anëtarët e kësaj strukture të rëndësishme.

 

Reklamë

Në bazë të verifikimeve të bëra në të treja kriteret, problemi i vetëm I konstatuar në pasurinë e prokurore snë fjalë ishte një apartament I blere nga bashkëshorti I Elida Kackinit.

 

Mirëpo apartamenti është blerë para martesës kështu që ky nuk mund të konsiderohej një penalitet për prokuroren.

 

Bashkëshorti i saj është gjyqtar në Gjykaten Administrative të Tiranës dhe Bezart Kackini duhet të sjell prova për të justifikuar blerjen e këtij apartamenti në momentin që do të ketë radhën e vettingut.

 

Ndërkohe denoncimet e ardhura në KPK për Elida Kaçkinin nuk u morën parasysh pasi nuk kishte indicia për shkelje proceduriale.

 

Kjo prokurore ka 13 vite ne sistemin e drejtësisë teksa e ka nisur punën si prokurore në Lushnje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë