E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Konfirmohet në detyrë kandidatja për SPAK, Doloreza Musabelliu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, e cila është njëherësh dhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

 

Musabelliu, u përball të hënën me procesin e rivlerësimit për të tri kriteret, atë pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

 

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Alma Faskaj kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Mia Roessingh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë