Konfirmohet me koronavirus deputeti shqiptar i Kosovës, Shkumbin Gashi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Deputeti i LDK-së, thotë se nuk ka pasur simptoma por tregon se është vetëizoluar pasi ka rezultuar pozitiv pas disa kontakteve që ka patur.

Ai apolen për qytetarët që të mos krijojnë panik port ë kenë kujdes dhe të mbajnë maska.

Reagimi i plotë i tij:

“Të dashur miq e familjar, ju njoftoj se që nga e Hëna jam vetëizolur me qellim të parandalimit të përhapjes së virusit pasi që kam dyshuar pas disa kontakteve që kam pasur. Dhe jo që kam pasur ndonjë shenje apo simptomë të virusit. Pasi që kam rezultuar pozitiv, vazhdoj të jem i vetëizoluar, pa shenja apo simptoma te këtij virusi tinëzar. BENI KUJDES, JO PANIKE! Mbani MASKA”./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *