Subscribe

6 mësuesit turq të cilët u arrestuan 2 ditë më parë, nuk gjenden më në Kosovë ashtu sikurse dyshonin familjarët e tyre. Ata kanë kaluar nga pjesa e zonës VIP e Aeroportit dhe më pas kanë shkuar tek aeroplani i Inteligjencës turke i cili po i priste në pistë. Mediat turke, raportojnë se të deportuarit janë duke u marrë në pyetje nga prokuroria turke.

 

Krerët e institucioneve shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni se çfarë ka ndodhur konkretisht me të arrestuarit.

 

Pas këtij ‘skandali’, kryeministri Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe Drejtorin e Agjencisë se Inteligjencës së Kosovës, Drilon Gashin.

 

Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

Pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *