Subscribe

Naxhim Lashraui është kamikazi i dytë që hodhi veten në erë gjatë shpërthimeve në Aeroportin e Brukselit, ku u shënuan 34 viktima e qindra te lënduar. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët belg pas përgjigjeve të ADN-së së tij. Ky informacion vjen pak përpara se njësitë speciale belge të arrestonin tre militantë, të cilët po përgatiteshin të kryenin një sulm të ri në kryeqytetin e Francës, Paris. Gjatë këtij operacioni të zhvilluar në zonën Shaerbek,  efektivët e policisë kanë plagosur një prej të ndaluarve. Gjatë këtij aksioni janë dëgjuar dhe shpërthime. Ndërkohë arrestime janë raportuar dhe ne Gjermani e në Francë. Me herët, në një operacion që nisi në orët e para të mëngjesit, policia arrestoi gjashtë terroriste. Aksionet e forcave speciale, me mbikëqyrjen edhe te një helikopteri, u kryen ne disa rajone. Identiteti i te ndaluarve nuk është bere i ditur. Ndërkohe, terroristi i ndaluar të premten në kryeqytetin belg, Salah Abdeslam, ka ndërruar mëndje. Ai ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me policinë në Bruksel. Një ditë më parë, ai tha se nuk do të pengonte ekstradimin e tij drejt Francës, ku akuzohet për atentatet e Parisit, ku u shënuan 130 viktima.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *