E enjte, 5 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Sport

Konfirmohen zërat për Elseid Hysaj

Shtohen gjithmonë edhe me shume zërat per nje kalim te Elseid Hysaj te Manchester United. Këtë here është prestigjiozja “Daily Star”, qe i ka kushtuar nje shkrim te plote interesimit te Hoze Murinjo për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Sipas tabloidit britanik qe konfirmon homologet italiane, tekniku i “djajve te kuq” është bere gati t’i beje nje oferte Napolit nje shume prej 25 milionë paundesh, ose ndryshe 30 milionë euro. Hoze Murinjo nuk ka ne planet e tij tashme dy mbrojtës italianin Darmian dhe Smolling, te cilët është gati t’i përjashtoje nga skuadra per mos impenjim te tyre. Dhe Hysaj është jo vetëm nje zgjidhje ne te majte te mbrojtjes, por mund te operoje edhe ne qendër te prapavijës. “Daily Star” thekson se Hysaj u ble per vetëm 5 milionë nga Empoli, ndërsa ka nënshkruar nje kontrate afatgjate me Napolin. Skuadra italiane e ka futbollistin shqiptar te pashijshëm, por qe mund te tundohet nga nje oferte e madhe. Ndërkohe, Napoli është duke u interesuar edhe per mbrojtësin e Paris SG Serge Aurier qe mund te mendohet se nje zëvendësim i mundshëm i Hysaj ne merkaton e janarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë