Rajoni
Konfirmohen tre raste të reja me koronavirus në Greqi

Shkon në shtatë numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas mediave greke, tre rastet e reja janë shënuar në Athinë dhe Selanik. Mësohet se dy prej tyre kanë qenë në kontakt me të prekurit që rezultuan të infektuar me virusin e rrezikshëm.
Reklamë
Ndërsa, personi tjetër është një burrë që ka udhëtuar së fundmi në Itali.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se niveli i kërcënimit të virusit është shumë i lartë. Koronavirusi qarkullon në 4 kontinente, ndërsa numri i viktimave dhe të infektuarve vijon të rritet. Në rang botëror numri i të vdekurve ka shkuar në 2941, ndërsa më shumë se 83 mijë janë infektuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




