Falja e detyrimeve tatimore te prapambetura përmes amnistisë fiskale ka bere qe nje grupim i bizneseve te kundërshtoje shtrirjen e saj edhe per koncesionaret. Ne nje njoftim per shtyp konfederata e industrive thotë qe Ministria e Financave, nuk duhet te fale borxhet qe kane ndaj shtetit dhe qytetareve bizneset qe operojnë ne nje treg te mbyllur dhe ne kushte monopoli si pasoje e kontratave favorizuese per shfrytëzimin e pasurive shqiptare. Konfindustria propozon qe te përjashtohen te gjithë koncesionaret apo llojet e kontratave me Partneritet Publik Privat. Theksin ajo e vendos sidomos per sipërmarrësit qe veprojnë ne sektorin e naftës, te cilet kane dhe borxhet me te mëdha. Ministria e Financave ka përgatitur draftin qe do te fale 400 milion euro detyrime, ku do te fshihen borxhet qe ka cdo biznes deri ne fund te vitit 2011, ndërsa pas ketij viti ai qe paguan 70% te taksave te prapambetura përfiton ulje te pjesës tjetër, përfshirë këtu dhe fshirje te gjobave dhe kamatëvonesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *