E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Konferenca kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Tiranë

Ditën e hënë në Tiranë do të organizohet konferenca ndërkombëtare për trajtimin e çështjeve që lidhen me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

 

Mësohet se do të jetë i pranishëm edhe mbreti Abdullah i Jordanisë, i cili është themeluesi i takimeve të Akabës, qytet në Jordani, nga ku lindi ky proces diskutimi në vitin 2015.

 

Reklamë

Përveç kryeministrit Edi Rama, në këtë konferencë do të jenë edhe krerët e qeverive të Kosovës, Maqedonisë, Bullgarisë, si dhe 200 pjesëmarrës të tjerë nga qeveritë të vendeve të rajonit por edhe përfaqësues nga vende të Bashkimit Europian.

 

Nuk do të mungojnë as akademikët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

 

Konferenca ka për synim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe sfidave të sigurisë me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë