Kryeministri Edi Rama së bashku me kryeminitrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediat nga Kievi.

 

Kryeministri Rama ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj popullit ukrainas.

 

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi gjthashtu mbështetje të plotë ndaj Ukrainës për të marrë statusin e vendit kandidat në BE megjithëse Europa nuk e ka mbajtur fjalën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat po zvarriten në këtë proces.

 

Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të jetë ‘xheloze’ nëse BE do të procedojë më shpejt me Ukrainën .

 

Rama gjithashtu tha Shqipëria, Mali io Zi, dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë nga një bllok banimi për qytetarët e qytetit të Irpinit, në afërsi të Kievt, qytet të cilin krerët e shteteve e vizituan sot.

 

“Faleminderit me gjithë zemër për ftesën për të qenë këtu sot, ndjehem i privilegjuar së bashku me Dritanin dhe Dmitar i cili për arsye objektive nuk mund të ishte sot me ne. Si tre kryeministra të vendeve të NATO në Ballkan ne dëshmojmë mbështetjen e plotë për ju dhe popullin ukrainas.

 

Hezitoja të vija në këtë vizitë sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme, dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme por në të njëjtën kohë nuk mund të refuzoja ftesën tuaj. Mirënjohës për mirëpritjen dhe dëshirën për ndarjen e realitet me ne që më parë e kishim parë vetëm prej fotove.

Sot patëm mundësi të shohim nga shumë parë vendet e sulmuara dhe të cliruara. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet për të ndërtuar një bllok secili nga shtetet ndërtesën e tij për qytetarët e Irpinit.

E di që BE dhe shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa burokraci, të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e ndoshta të tjerët do na ndjekiun.

Mbështetje të plotë kërkesës suaj që BE ti japë Ukrainës vendin kandidat. Jemi të lumtur ti bashkojmë emrat tanë me tuajin në këtë deklaratë. Nuk duam që askush të spekulojë me faktin që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne dhe ndoshta tani nuk do të ndjehemi mirë nëse realizohet dicka për Ukrainën, jo nuk ëhstë kështu.

Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me BE por jemi të angazhuar ndaj bashkimit europian jo për shkak të Parisit, Londrës etj por për të ardhmen tonë. Pasi të merrni statusin për kandidat duhet të përballeni me realitetin. Nga ana jonë keni mbështetje të plotë. Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare e KS, është tejet e priviligjuar ti japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe kërkesave të popullit ukrainas për paqe”- tha Rama gjatë fjalës së tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *