Subscribe

Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë për mediat së bashku me homologen finlandeze, Sanna Marin.

 

Në fjalën e tij Rama ka falenderuar Finlandër për mbështetjen ndaj Shqipërisë.

 

Rama gjithashtu ka shprehur mbështetje të plotë për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë ndërsa theksoi se nuk pret asgjë të re për çeljen e  bisedimeve për anëtarësimin në BE.

 

 

“Dua të falenderoj kryeministren sepse kur një vend tjetër nxirrte bishta për politikën e brendshme unë përdorja Finlandën e thoja si ka mundësi që nuk i ka këto probleme me ne megjithëse është vendi me standrardet më të larta të transparaencës. Ju jam mirënjohës.

Nëse së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të treguar neve dhe të gjithë të tjerëve pasi për shkak të historisë dhe pozicionit të vet e njeh shumë mirë agresiorin dhe natyrën e tij, pasi ka nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë. Mendoj që ka një zë shumë të repekstueshëm se sa e rëndësishme është rezistenca dhe cila ëhstë lidhja që disa nuk duan ta bëjnë mes asaj që ndodh në Ukrainë dhe nëser mund të vijë këtu.

Më lë të konteksët Ballkani është një hallkë e dobët delikate dhe për këtë arsye Finlanda ka shumë për të treguar këtu.

Folëm me kryeministren për atë që nuk vjen në ditët e ardhshme, lidhur me çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për ne dhe Maqedoninë e Veriut, i dhashë që nuk pres asgjë të re nga takimi, por vendet po përpiqen me Bullgarinë për të hapur shteg të arsyes dhe për të çliruar procesin.

Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, janë vlerë e shtuar dhe në kushtet e sotme dyert e aleancës duhet të jenë të hapura për këto dy shtete. Ndjehemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë diçka për Finlandën, kjo nuk është pak.

Dua ti uroj kryeministres çdo të mirë. Kur erdhi më tha koha është e bukur, shpresoj që vizita edhe pse e shkurtër të bëjë kryeministres të vijë edhe me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin’, është shprehur Rama.” tha Rama ndër të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *