Ndërsa bota përballet me shume sfida te sigurisë, trajnimi dhe edukimi i ushtarakeve mbetet shume i rendesishem. Ky është edhe fokusi i konferencës se NATO-s për sinkronizimin dhe transformimin, qe po zhvillohet per here te pare ne Tirane. Ne te marrin pjese specialistë të edukimit, praktikës dhe vlerësimit nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, për të diskutuar zhvillimet më të reja përtej spektrit të trajnimit të aleancës. Shefi i shtabit te komandës së aleancës për transformimin gjeneral i forcës ajrore Graham Stacey mbështeti propozimin e bere nga  ministrja e Mbrojtjes Kodheli për ngritjen e një qendre ekselence për luftëtaret e huaj, por tha se për kete duhet edhe një vendim politik i aleancës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *