Forcimi i rolit të infermierëve në shërbimin shëndetësor ishte në fokus të Konferencës së Parë Ndërkombëtare “Roli i Infermiermierëve në Shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor Përballë Sfidave të Reja Shëndetësore”.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në fjalën e saj se i është rikthyer dinjiteti profesionistëve, duke filluar nga uniformat e standardizuara dhe përmirësimi i kushteve të punës.

 

“E kujtoj pak vite më parë se si ishin infermierët në QSUT, nuk dallohej kush kishte bënte sanitarin, kush infermierin, kush doktorin. Sot ky realitet është si nata me ditën. Nga ana tjetër, me vizionin e qeverisë shqiptare dhe investimin që qeveria shqiptare ndërmori për programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore, sot më shumë se 1 milionë e 500 mijë shqiptarë marrin shërbime dinjitoze në këto qendra shëndetësore. Këtu i referohem vetëm fazës së parë të këtij programi, pasi ne jemi të përkushtuar dhe të angazhuar që deri në fund të këtij mandati, të kemi përmirësuar tërësisht të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat nga pikëpamja e infrastrukturës, pajisjeve që duhet të kenë por mbi të gjitha dhe pajisjes me aftësitë e nevojshme për personelin infermieror dhe atë mjekësor që sot shërbejnë në kushte dinjitoze.”

 

Duke folur për rritjen e pagave për infermierët, Manastirliu u shpreh se do të shihet mundësia edhe e pagesës për performancë.

 

“Infermierët kanë paga më të mira sepse vetëm vitin e shkuar, ne i rritëm 40% pagat e infermierëve, njësoj siç bëmë me mjekët. Dhe rritja e pagave është një proces që nuk ka mbërritur në fund, sepse do e vijojmë me rritjen 6% të pagave këtë vit dhe 40% brenda këtij mandati. Por paralelisht do të vijojmë të vlerësojmë edhe mundësinë e mbështetjes për performancën në sistemin shëndetësor parësor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *