Këtë të hënë do të mbahet Konferenca e Donatorëve në Bruksel. Ky takim do të jetë vendimtar për fondet që do të arrijë të mbledhë Shqipëria për rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit. Fjalën hapëse do ta mbajë përfaqësuesja e lartë e Vbashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa më pas do të jetë radha e kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

 

Shuma që do të mblidhet pritet të bëhet publike pasdite. Vetë Rama u shpreh optimist mbrëmjen e të dielës se do të ketë mbështetje dhe solidaritet për Shqipërinë. Deklaratën ai e bëri në Bruksel pas tryezës së organizuar nga Charles Michel.

 

“Unë jam plotësisht i fokusuar tek ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekjeje të gjatë dhe intensive: Konferenca e Donatorëve nesër dhe patjetër që kemi diskutuar edhe për temat që ju më pyesni, por ajo që unë kam thënë dhe them është, që, pavarësisht se çfarë do vendosin miqtë tanë europianë, është mirë që, së paku, të fillojnë të thonë plotësisht të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *