E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Konferenca çdo 5 minuta”/ Meta paralajmëron: Do të tronditet gjithë bota!

Si konferenca e kësaj të hëne, do të kemi edhe shumë dalje të tjera të presidentit Ilir Meta.

 

Të paktën kështu paralajmëroi kreu i shtetit, i cili u angazhua të nxjerrë të dhëna konkrete për skemën sesi patronazhistët janë futur në jetën intime të qytetarëve.

 

Reklamë

Këto fakte tronditëse, siç i quan presidenti, do të jenë edhe në duart e ndërkombëtarëve.

 

“Do të ftoj edhe trupin diplomatik shumë shpejt për ta njohur me disa fakte shumë serioze. Është një përgjegjësi historike e prokurorisë, gjë skandaloze nëse nuk vepron tani. Do të kemi konferenca shtypi, ndoshta edhe çdo 2-3 orë, mund të kemi çdo pesë minuta, do të kemi të dhëna tronditëse. Do të tronditet Evropa dhe bota kur ta marrë vesh. Ju e dini, unë nuk ju zhgënjej! Mbrëmë u zbulua kush është patronazhisti i kryeministrit tonë. Ky vend ka patur dhe do të ketë armiq gjithmonë, se jemi një vend i mrekullueshëm, një vend që i ka të gjitha. Është një Zvicër me det, referendumi do ta bëjë vërtetë një Zvicër me det.”

Më shumë video

Reklamë