E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 orë më parë
Video · Ekonomi

Koncesioni për Durrës-Kukës

Nëse edhe këtë herë tenderi për koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës- Kukës do të dështojë, qeveria do të gjejë një formulë të re për dhënien në përdorim të privatit mirëmbajtjen e saj. Ministri i Transporteve tha se është në pritje të hapjes së ofertave, dhe nëse vlera e investimit të tyre i afrohet shifrës 50 milion euro atëherë ofertat do të jenë të suksesshme. Ngërçi i vetëm në këtë proces ka qenë çështja e subvencionit që shteti duhet t’i japë firmës për të bërë ndërtimet e mbetura në këtë rrugë. Edmond Haxhinasto tha se ministria ende nuk ka marrë asnjë njoftim për shitjen e aksioneve të aeroportit “Nënë Tereza”, që është një detyrim i koncesionarit. Kompania “China Everbright” njoftoi në faqen zyrtare blerjen e 100% të aksioneve të aeroportit tonë, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e koncesionarit të Rinasit.

Më shumë video

Reklamë