Video · Vendi
Koncesioni i Sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj me pranga në duar mbërrin në Kuvend
Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur në Kuvend me pranga në duar. Rrapaj do të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit.
Në videon e siguruar nga Vizion Plus, Rrapaj shihet i shoqëruar nga forcat policore ku do të dalë për pak minuta përpara komisionit.
Reklamë
Biznesmeni ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.
Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish ministrin e Shëndetësisë.
Më shumë video
Reklamë




