E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Ekonomi

Koncesioni i kontenierëve në port, hiqet licenca për “KURUM”

Gjykata e Shkalles se parë Tiranë, i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Transporteve në kërkesën e saj për t’i hequr licencën  kompaninë “KURUM”.  Kjo e fundit ka marrë me koncesion ne vitin 2013, përpunimin e konteniereve ne portin e Durrësit. Ministria e Transporteve  beri një kërkesë padi ne gjykate, me argumentin se kompania nuk ka përmbushur detyrimet e parashikuara ne kontrate, siç është plani i investimeve.

 

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë ministrisë. Fitimi vjetor i kompanisë “KURUM” është afërsisht 10 milion euro nga te cilat 80 % i merr kompania e 20 % shteti. Tarifa e përpunimit per kontenier është 211 euro. Koncesioni ishte dhënë me nje afat 30-vjeçar, dhe termat e tij ishin te pafavorshme per palën shqiptare.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë